LDK e VV në takim tejet të rëndësishëm, ja çka bën Konjufca

Në këto momente është duke u zhvilluar takimi mes LVV-së e LDK-së për të arritur një koalicion qeverisës.

LDK po e kërkon me ngul kryeparlamentarin, por LVV nuk po dëshiron ta largoj Glauk Konjufcën nga ajo pozitë.

Përderisa dy partitë po ‘luftojnë’ për atë pozitë, Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca i ka dërguar një telegram ngushëllimi homologut të tij turk, Mustafa Şentop.

Konjufca ia ka dërguar këtë telegram për tërmetin që goditi Turqinë dhe mori dhjetëra jetë njerëzish.

“Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, nëpërmjet një telegrami, ka ngushëlluar kryetarin e Kuvendit të Madh Kombëtar të Republikës së Turqisë, Mustafa Şentop, pas tërmetit shkatërrimtar në Turqi, i cili mori jetën e dhjetëra qytetarëve turq.​

Telegrami i plotë i Konjufcës:

“Shkëlqesia Juaj,

Ndihem thellë i pikëlluar nga lajmi i tërmetit që goditi Republikën e Turqisë.

Në këto momente të rënda për Ju dhe popullin Republikës së Turqisë, në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe emrin tim, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta.

Ne bashkëndjejmë me familjet e atyre që humbën më të dashurit e tyre, familjet e të lënduarve dhe familjet atyre që janë ende të pagjetur.

Shpresoj se ekipet e shpëtimit do të kenë sukses në parandalimin e humbjeve të mëtejshme”, ka thënë Konjufca në telegramin e tij.

SHPËRNDAJE