Legjenda gjermane kritikon Rashicën: Lojtar i shkëlqyer, por nuk e ka mendjen te Werderi

Milot Rashica është një nga lojtarët më të kërkuar në Gjermani.

Pak kohë më parë u raportua edhe për një akord me RB Leipzig, gjë e cila mund të finalizohet gjatë vrës.

Me rifillimin e kampionatit pritej shumë nga djaloshi nga Vushtrria, i cili është kritikuar për paraqitjen e bërë kundër Bayer Leverkusen.

Mario Basler, i cili ka luajtur për tre sezone me Werder Bremen, në Sport1, u shpreh se problemi janë lojtarët, ndërkohë që i vuri në dukje një dobësi sulmuesit dardan.

“Lojtarët thjesht nuk kanë cilësi dhe janë të papërshtatshëm për Bundesliga”.

”Rashica? Ndoshta ai tashmë ka një klub tjetër në kokën e tij. Do ishte irrituese diçka e tillë. E shoh që sillet kot nëpër fushë, edhe pse është lojtar i shkëlqyer. Ndonjëherë nuk e kuptoj çfarë kërkon nëpër fushë”, tha Baisler.

SHPËRNDAJE