Letra përshëndetëse e Coutinhos për tifozët e Liverpoolit

Futbollisti më i ri i Barcelonës, Philippe Coutinho, përmes një letër përshëndetëse ka falënderuar tifozët e ish-skuadrës së tij Liverpool.

Braziliani kaloi te Barça në ditët e para të janarit për 160 milionë euro, ndërsa për këtë lëvizje thotë se kishte ëndërruar gjithmonë.

“Që kur arrita në Liverpool, unë dhe familja ime jemi ndier aq të mirëpritur dhe kemi bërë shumë miq. Në fushë dhe jashtë saj, kemi përjetuar bukurinë e këtij klubi dhe fansat e tij. Në anën tjetër, shpresoj se kam dhuruar momente që kanë sjell lumturi te tifozët e Liverpoolit. Duke kaluar te Liverpooli, dija për historinë dhe madhështinë e këtij klubi, por ajo që mësova sa isha aty ishte shpirti dhe zemra unike e vendit. Ka personalitetin dhe karakterin e vet”, ka shkruar Coutinho në letrën e tij.(Kliko mbi reklamë dhe shiko pamjen e plotë ⤵⤵⤵)

“E lash Liverpoolin sepse Barcelona është ëndërr për mua. Liverpooli ishte ëndërr të cilën isha me fat që ta realizoja dhe pata pesë vjet të jetës sime në të. Një karrierë në fushë nuk zgjat shumë dhe të luaj për Barcelonën dhe Liverpoolin është diçka që dëshiron ta përjetosh, ndërsa unë jam i bekuar që kam arritur ta bëj. Shpresoj që tifozët të përkrahin këtë zgjedhje që të përjetoj diçka të re jo sepse dua ta përul rëndësinë e tyre apo të klubit. Asgjë nuk do t’i heqë ata nga zemra ime. I uroj Jurgenit dhe skuadrës asgjë pos më të mirat për këtë sezon dhe më tej. Ka ekip të mrekullueshëm dhe vazhdimisht po bëhen më të mirë”, ka shkruar më tej ylli i ri i Barçës.

Teksa ka falënderuar shumë tifozët e klubit, ai ka thënë se gjithmonë do ta ketë klubin e Liverpoolit në zemër bashkë me tifozët e tij.

SHPËRNDAJE