Levy telefonon Real Madridin për Eriksenin

Shumë gjëra kanë kaluar nga viti i kaluar, pasi që Tottenham e ka telefonuar Real Madridin duke ia ofruar skuadrës spanjolle mundësinë për të nënshkruar Christian Eriksen

Kujtojmë se vitin e kaluar ishte Real Madrid që kishte kontaktuar Spurs për një transfer të mundshëm të tij.

Presidenti i Tottenham, Daniel Levy, e ka telefonuar drejtorin gjeneral të Real Madridit, Jose Angel Sanchez ku ia ka ofruar danezin Los Blancos.

27 vjeçari ka refuzuar për ta zgjatur kontratën e tij, e cila skadon më 2020, kurse Levy dëshiron ta shet atë para se ai të largohet pa para verën e ardhshme.

Derisa Tottenham kërkonte për të 150 milionë euro verën e 2018, tani thuhet se ata dëshirojnë që ta shesin për s’paku 70 milionë euro.

Real Madridi për momentin nuk dëshirojnë ta pranojnë këtë ofertë por mund të ndryshojnë në rast se dështojnë për ta transferuar Paul Pogban apo Donny van de Beek. /GazetaExpress/

SHPËRNDAJE