Lewandowski për Klopp: Ai ka dy fytyra

Robert Lewandowski e ka emëruar Jurgen Klopp si menaxherin e tij të preferuar, ndërsa e përshkruan trajnerin e Liverpoolit si një njeri me “dy fytyra” – një baba të kujdesshëm dhe një trajner autoritativ.

Klopp joshi Lewandowskin në Borussia Dortmund nga Lech Poznan në verën e vitit 2010, dhe të dy vazhduan të punojnë së bashku në Westfalenstadion për katër sezone.

BVB fitoi dy tituj të Bundesligës dhe arriti në një finale të Ligës së Kampionëve gjatë asaj periudhe, me Lewandowski shënoi 103 gola në 187 paraqitje.

31-vjeçari ka punuar edhe me Pep Guardiolan, por e ka renditur të parin gjermanin: “Unë mendoj … Jurgen Klopp [është i preferuari im] dhe pas tij Pep Guardiola. 100 përqind”.

“[Klopp] ka dy fytyra. Ju mund të shihni se ai është si baba, por pjesa e dytë është si një trajner, një menaxher. Ai mund t’ju tregojë gjithçka – dhe unë nuk po flas për gjërat e mira – për gjërat e këqija”.

“Edhe për [lojtarët], ai është një motiv shumë i madh. Ai e bën këtë të përsosur, sepse ai e di se ku është vendi, ku ai mund të ju shtyjë përpara”.

“Performanca e tij si trajner është e mahnitshme, por jo vetëm si trajner, por edhe si njeri”, vazhdoi polaku.

SHPËRNDAJE