Liberalizimi i vizave për Kosovën, Vuçiq lë pa fjalë me deklaratën që sapo dha

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se nuk ka asgjë kundër dhënies së regjimit pa viza të Kosovës.

“Unë nuk kam asgjë kundër dhënies së regjimit pa viza për shqiptarët dhe nëse ata janë të lumtur, nuk kam asgjë kundër saj,” tha Vuçiq duke iu përgjigjur pyetjes nëse Prishtina e meritonte votimin pro heqjes së vizave të kosovarëve duke marrë parasysh atë që bëri apo nuk bëri për formimin e Asociacionit, transmeton Klan Kosova.

Parlamenti Evropian ka votuar pro heqjes së vizave të kosovarëve. Eurodeputët kanë votuar me 420 vota pro, 186 kundër, ndërsa 22 kanë abstenuar.

SHPËRNDAJE