Liburn Aliu tregon se çfarë do të thotë “logo në stilin buqkurush”

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu i është kundërpërgjigjur deputetit të PSD-së, Fisnik Ismaili, i cili nëpërmjet një statusi në Facebook tha se “Liburn Aliu nuk errë në këto punë”, pas kritikave për logon e partisë së re që kishte lëshuar Aliu.

Nëpërmjet një postimi, dje Aliu kishte shkruar se logoja e PSD-së është në “stilin buqkurush”, shkruan Periskopi.

————————————————————————————–
Intervista e parë e Haradinajt pas luftës: Ja çka do të bëjmë me këta serbë të Pejës:

————————————————————————————–

Sot ai ka shpjeguar se çfarë do të thotë ky term.

“Buqkurush në burgun e Lipjanit në vitin 1997, i thonim gjellës që na e servonin shpesh në darkë, e që nuk ishte asgjë pos një përzierje me mbetjet e gjellërave të pangrëna”, ka shkruar Aliu.

SHPËRNDAJE