Liderët e Preshevës marrin lajmin e hidhur nga Serbia: Po iu mashtrojnë sepse ju do të mbeteni në këtë shtet

Kryetari i Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanovc e Medvegj, Zoran Stankoviq, ka thënë se përfaqësuesve politikë të shqiptarëve nga Bujanoci, Presheva dhe Medvegja shumë herë iu është thënë se nuk janë temë e bisedimeve në Bruksel.

Sipas tij, drejtuesve politikë të Luginës poashtu iu është thënë se janë qytetarë të Serbisë që duhet t’i zgjidhin problemet e tyre në institucionet serbe, raportojnë mediat serbe, transmeton Klan Kosova.

Ky reagim i tij erdhi pas deklaratave të liderëve politikë shqiptarë nga atje që i bën dje pas takimit që patën në Prishtinë me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi ku ripërsëritën se duan bashkim me Kosovën.

Stankoviq me këtë rast paralajmëroi se retorika e rëndë mashtron njerëzit e zakonshëm./klankosova.tv/.

SHPËRNDAJE