Liga e Kampionëve: Kush kaloi grupet?

Në Grupin E, Liverpool dhe Sevilla kanë siguruar kalimin në fazën e eliminimit direkt të garës më elitare të futbollit europian për klube.

Në Grupin F, Manchester City kaloi si i pari, ndërsa Shakhtar Donetsk, megjithëse fitoi ndeshjen e dytë ndaj Qytetarëve mbeti i dyti.

Në Grupin G, Besiktas dhe Porto siguruan biletën për fazën tjetër, ndërsa RB Leipzig kualifikohet për në Ligën e Europës.

Në Grupin H, Tottenham Hotspur dhe Real Madrid, që fituan edhe përballjet e fundit, do të jenë pjesë e eliminimit direkt të këtij edicioni.

Skuadrat e kualifikuara, me renditje sipas grupeve:

Manchester United, Basel

Paris Saint-Germain, Bayern Munich

Roma, Chelsea

Barcelona, Juventus

Liverpool, Sevilla

Manchester City, Shakhtar Donetsk

Besiktas, Porto

Tottenham Hotspur, Real Madrid

SHPËRNDAJE