Trepça ’89 muajin tjetër do të bëhet skuadra e parë që merr pjesë në gara europiane, pasi do të jetë pjesë e kualifikimeve për Ligën e Kampionëve.
Mitrovicasit janë një nga katër skuadrat kosovare që kanë pranuar liçencat nga shtëpia europiane e futbollit – UEFA.
Ndërkaq, edicionin tjetër të Ligës së Europës pjesë do të jetë ose fituesi i Kupës së Kosovës, ose skuadra që pozicionohet e dyta në ligë.
Ndeshjet e para kualifikuese të Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Europës do të luhen më 19 qershor, ndërsa ato të kthimit një javë pas.