Ligji për pagat, këtë veprim pritet ta merr sot Albin Kurti

Kryetarët e tri sindikatave në Kosovë, Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës-SBASHK, Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës-FSSHK dhe Sindikata e Policisë së Kosovës, tash e disa ditë po kërkojnë që mos të zvarritet zbatimi i ligjit, shkruan IndeksOnline.

Këto tri sindikata të premten kanë mbajtur një takim të përbashkët dhe kanë kërkuar takim urgjent më së largu deri të martën me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministrin në detyrë, Ramush Haradinaj, dhe me kryetarët e subjekteve politike parlamentare.

Pas asnjë përgjigje të vetme zyrtare nga 3 krerët e institucioneve, i vetmi që pritet ti takojë ata, është kryeministri në ardhje, Albin Kurti.

Këtë e ka konfirmuar për IndeksOnline, kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, duke shtuar se takimi pritet të mbahet sot në orën 13:00-të, në Zyrën Qëndrore të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Pas kërkesës për takim urgjent, nuk kemi marrë asnjë përgjigje zyrtare, të vetmën përgjigje zyrtare e kemi nga kryeministri i ardhshëm, Albin Kurti, ne sot do të zhvillojmë një takim me të në orën 13:00-të”,tha Jasharaj.

Dje këto sindikata zhvilluan një takim të përbashkët dhepas konsultimeve të brendshme është marrë vendimi, që punëtorët e të tri sindikatave të presin implementimin e Ligjit të pagave, përkatësisht marrjen e pagave me ligjin e ri

SHPËRNDAJE