Limaj zbulon diçka të papritur për PDK, flet edhe për qëndrimin e tij në koalicion me PDK-në (Video)

Zëvendëskryeministri i vendit njëherësh i pari Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj edhe këtë vit që lamë pas ishte njëri ndër politikanët më të përfolur në shumë raste lidhur me gjykimin që po i bëhej për rastin MTPT si dhe bërjen pjesë të Qeverisë së Kosovës.

E lidhur me gjyqësorin, Limaj, ka bërë të ditur se është e vështirë të përballesh me një proces të tillë për tetë vite radhazi dhe se gjyqësia në Kosovë ka nevojë për njerëz që nuk përfitojnë por që mundohen të mbajnë një proces të rregullt

Zv/kryeministri Limaj e ka cilësuar procesin e tij me gjyqësinë si mundësi që disa njerëz e kanë shfrytëzuar pozitën për të abuzuar me kompetencat e tyre, për të rrënuar njerëz.

Sipas tij, edhe pse janë munduar të ndalojnë punën e tij dhe të bashkëpunëtorëve, nuk kanë arritur ta ndalin dhe është sërish në drejtim të zhvillimit të Kosovës.

Limaj ka theksuar se përkushtimi i tij më i madh do të jetë të punojë pandërprerë në padrejtësitë që po bëhen në vend dhe në shkapjen e njerëzve që po e përdorin shtetin për të rrënuar njerëz.

“Sistemi i drejtësisë është selektiv dhe favorizues. Drejtësia duhet të jetë e barabartë edhe në mbrojtje por edhe në ndjekje. Po bëjmë përpjekje për t’i eliminuar njerëzit të tillë që bëjnë favorizime dhe të jenë selektiv. Ata prokuror apo ky sistem nuk do të munden që përjetësisht nuk do të munden gjithmonë të kenë veprime favorizuese, selektive që janë rrënuese”, ka thënë ndër të tjerash Limaj në intervistën e fundvitit për Indeksonline.

Sipas Limajt, angazhimi në politikë tani e tutje do të jetë edhe më i madh pasi ka njerëz që besuan në të, angazhimin e punën e tij.

“Jam njeri i aksioneve, veprimeve e vendimeve dhe tani e tutje do të jem në shërbim të plotë të këtij vendi. Unë nuk bëj dallim tek njerëzit në bazë të partive, unë vlerësoj suksesin e njerëzve dhe porosia e mesazhi im është se do të jem afër atyre njerëzve që punojnë për të mirën e këtij vendi e që nuk duhet të jetë selektiv”ka shtuar Limaj.

Limaj ka porositur qytetarët që të mos lejojnë të kapet shteti nga individë që po keqpërdorin pozitat e që sipas tij po përfundojnë, dhe se e ardhmja u takon njerëzve që kanë energji pozitive dhe që respektojnë ligjin, individin dhe janë të gatshëm të punojnë në kuadër të ligjit të këtij vendi.

Sipas zv/kryeministrit Limaj, nga të gjitha vendimet që janë marrë përgjatë 100 ditëshit të Qeverisë së Kosovës, nënshkrimi i ‘Termocentrali Kosova e Re’ ishte kulmi duke shtuar se Kosova ka shumë probleme por që do të zgjidhen një nga një në vitin 2018.

“Qytetarët tani kanë një Qeveri e cila nuk u kthen shpinën problemeve, nuk frikësohet por ballafaqohet me to, i drejton ato pra shikon ka zgjidhje apo jo, një rrugë i jep. Kosovës gjithmonë i është dashur një lidership nxitës. Jemi këtu për gjëra të mëdha, për gjithë ata që kanë iniciativa e që duan të bëjnë diçka për shtetin. Ne nxisim një qasje krejt tjetër në raport me qytetarin dhe shtetin ose institucionet, karshi sektorëve të ndryshëm”, ka thënë Limaj.

Limaj i cili njëherësh ishte njeriu kryesor që u mor këtë vit me organizimin e mbledhjeve të dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë, është shprehur i bindur në zbatimin e marrëveshjeve të arritura.

Sipas tij marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri do të fillojnë të ngritën edhe më shumë në 2018, duke rritur format e tjera të bashkëpunimit, si heqjen e barrierave me të cilat ballafaqohen njerëzit dhe bizneset këtu dhe andej kufirit.

Limaj i cili dikur ishte pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës e që më pas u largua, tani është në një koalicion qeverisës me po të njëjtën parti, por nën udhëheqjen e dikujt tjetër.

E lidhur me këtë Limaj ka thënë se sot di të bëjë dallimin e të qenit kryetar i një partie dhe si i ngarkuar me detyrë shtetërore.

Pra, pikërisht këtë po e bën, marrëdhënie dhe bashkëpunim të mirë me të gjithë që është nevoja për të mirën e këtij vendi. Zv/kryeministri është deklaruar po ashtu për demarkacionin, Ushtrinë e Kosovës si dhe çështje të tjera të rëndësishme të vendit.

SHPËRNDAJE