Lirohet zyrtari i LDK-së që u burgos në Kralevë

Fahri Jusufi, shtetas kosovar, ishte arrestuar të dielën, më 24 qershor, të këtij viti. Burime brenda Ministrisë së Punëve të Jashtme i kishin thënë Metros që rasti i Jusufit ka të bëjë me një ngjarje të vitit 1988.

Më konkretisht, Jusufi ishte përfshirë në një përleshje me një shqiptar tjetër që kishte përfunduar i plagosur. Për këtë vepër, Jusufi kishte përfunduar në burg, shkruan Gazetametro.net.

Mirëpo, mbi bazën e ankesës së të dëmtuarit, Gjykata e Kralevës më 2016 kishte aktivizuar fletarrestimin për shtetasin kosovar që vjen nga Mitrovica. Si pasojë edhe arrestimi i tij ku u mbajt si i burgosur që nga 24 qershori i këtij viti.

Por, Serbia më në fund ka vendosur ta lirojë nga burgu anëtarin e LDK-së. Këtë e ka konfirmuar për gazetën Metro vetë familja e Fahri Jusufit.

SHPËRNDAJE