Lisi i mistershëm në Kosovë: Kush e puth tri herë e gjen fatin e jetës

“Sillu e puthe 3 herë se t’del kësmeti”, është thënia që e ka përcjellë për shekuj me radhë historinë e këtij lisi karakteristik, i cili ruan shumë tregime në vete.

Brenda këtyre mureve të rrethuara nga banorët e lagjes gjenden edhe dy varreza të cilat kanë një histori jo të zakonshme.

Sipas Elhami Kallabës, përpos kësmetit, kjo hapësirë është bërë shkas që shumë gra të reja kanë marrë epitetin më të çmuar në botë, atë të nënës.

Thuhet se copëzat e vogla të marra nga ky vend, qoftë një gur apo një gjethe kanë sjellë vetëm fat për vizitorët.

5 Maji është dita kur fluksi i njerëzve për ta vizituar këtë tyrbe ka arritur edhe shifrat prej 6000 vizitorëve.

Kjo tyrbe u ka kryer punë edhe vizitorëve të shumtë nga Shqipëria e vendet e rajonit, duke u ndarë shumë të kënaqur e madje edhe duke e vizituar prapë si shkak i realizimit të dëshirës së tyre.

Së fundmi janë bërë edhe renovime nga banorët e lagjes për shkak të numrit të madh të vizitorëve.

SHPËRNDAJE