Lista Serbe i kthen përgjigje PAN-it për kthimin në Qeveri

Igor Simiq, nga Lista Serbe, është kundërpërgjigjur ndaj deklaratës së Memli Krasniqit të PDK-së se përfaqësuesit e Listës Serbe duhet të kthehen në Qeverinë e Kosovës.

“Qëndrimi që është shfaq atë ditë (ditën e arrestimit të Marko Gjuriq) ndaj popullit serb dhe përfaqësuesve serbë në Mitrovicë që shenjë që tregon se ne nuk mund të kthehemi në atë qeveri”, ka thënë Simiq, shkruan Radiokontaktplus, përcjell Klan Kosova.

Ai ka thënë se ky subjekt politik i pret zgjedhjet e reja.(Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje ⤵)

“Nuk frikohemi nga zgjedhjet e reja. Ne kemi fituar mbi 90 përqind të votave të serbëve në Kosovë dhe nëse e prapë votohet, ne do të fitojmë edhe më shumë pasi që qytetarët na besojnë”.

SHPËRNDAJE