Lista Serbe merr instruksionet e fundit nga Beogradi për seancën e nesërme

Deputetët serbë nesër do të jenë të pranishëm në seancën konstitutive të Kuvendit të Kosovës, ndërsa Lista Serbe hapat e vet politikë do t’i ndërmarrë në harmoni me Beogradin, ka thënë deputeti serb nga kjo listë Igor Simiq..

Ai ka thekuar se përfaqësuesit e popullit serb nuk mund të zgjedhin se kush do t’i përfaqësojë shqiptarët në institucione ashti siç nuk munden shqiptarët t’i zgjedhin përfaqësuesit e serbëve.

“Ajo që e presim është konfirmimi i mandateve e për hapat e mëtejmë do të deklarohemi kur të dihet emri i mandatarit “, citon rts të ketë thënë Simiq.

Ai ka thënë se nuk dëshiron të merret me spekulime se kush do të jetë mandatar për themelimin e Qeverisë, ndërsa shton se Lista… të gjithë hapat do t’i bëjë në harmoni me Beogradin.

I pyetur nëse janë të mundshme zgjedhjet e reja po dështoi themelimi i institucioneve, ai tha se shpesh ka ndodhur që bashkësia ndërkombëtare të ketë rol vendimtar në këtë proces.

“Srpska lista nuk frikohet nga zgjedhjet e reja, ne kemi fituar 95 për qind të votave të serbëve në Kosovë. Megjithëkëtë do të ishte shumë e papërgjegjshme ndaj qytetarëve që aktualisht të ketë sërish zgjedhje që do të shtynin krijimin e institucioneve dhe deh zgjidhjen e problemeve”, ka thënë Simiq./Koha.net

SHPËRNDAJE