Lista Serbe merr vendim: Nuk do ta votojmë Demarkacionin me Malin e Zi

Lista Serbe nuk do ta votojë marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi dhe nuk ka ndërruar qëndrim rreth saj.

Igor Simiq, i ngarkuar për media në emër të Listës Serbe, potencoi se kjo parti kishte deklaruar qëndrimin e saj javën e kaluar dhe se ky qëndrim nuk ka ndryshuar.

Lista Serbe kishte deklaruar ditë më parë se do të vazhdojë të luftojë për interesat e popullit serb në Kosovë e jo për siç thuhet “interesa të disa qendrave vendore dhe të huaja të pushtetit”.(Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje ⤵)

Lista Serbe nuk do ta votojë demarkacionin me Malin e Zi, pavarësisht deklaratave të rreme dhe tendencioze që po plasohen në mediat në gjuhën shqipe, e të cilat janë cituar edhe nga medit serbe”, shtoi ai për mediat serbe.

Miratimi i këtij Projektligji kërkon të paktën 80 vota ndërsa koalicioni qeverisës deri më tani ka siguruar 78 vota

Marrëveshja e demarkacionit është nënshkruar në gusht të vitit 2015 në Vjenë dhe Prishtina nuk e ka ratifikuar atë për shkak të kundërshtimit nga partitë opozitare në Qeverinë e mëhershme, raportojnë mediat serbe, transmeton Klan Kosova

SHPËRNDAJE