Lista Serbe vjen me një veprim të papritur për heqjen e taksës 100%

Deputetët e Listës Serbe janë mbyllur sot në zyrën e tyre në Kuvendin e Kosovës, në shenjë proteste ndaj vendosjes së taksës prej 100 për qind ndaj mallrave serbe.

Deputeti i kësaj partie Zoran Mojsiloviq tha se do të qëndrojnë aty deri në ardhjen e nesërme të komisionarit evropian për Zgjerim i BE-së Johannes Hahn në Prishtinë, të cilit do t’ia transmetojnë kërkesat e tyre.Ai tha se serbët kërkojnë largimin e taksës së vendosur kohë më parë nga Qeveria e Kosovës, pasi kjo do të shkaktojë sipas tyre probleme në furnizim me ushqim.

Për më tepër, deputeti i Listës Serbe ka bërë të ditur se deri më tash nuk ka pasur ndonjë reagim nga Qeveria e Kosovës lidhur me vendimin e tyre për t’u mbyllur në zyrën e grupit të deputetëve të Listës Serbe.

SHPËRNDAJE