Liverpool i bën një surprizë Xherdan Shaqirit për debutimin me gol

Xherdan Shaqiri bëri një debutim të mrekullueshëm në takimin kundër Manchester United, ku skuadra e tij Liverpool fitoi bindshëm me rezultatin 1-4.

Në këtë ndeshje miqësore edhe Shaqiri arriti të shënojë një super gol me roveshiatë.

Pas këtij debutimi mjaft të kënaqshëm te skuadra e Liverpool kanë mbetur të gjithë të mahnitur me Shaqirin ku Klopp tha se ai “nuk është normal”.

Së fundmi në rrjetet sociale Liverpool i ka bërë një surprizë të këndshme sulmuesit shqiptar, duke i shpërndarë një përmbledhje të gjithë performancës së tij kundër Manchester United.

Në komentin e video Liverpool shkruante: Sinqerisht një debutim për t’u mbajtur mend.

SHPËRNDAJE