Liverpool shkatërron Spartak Moscow

Skuadra nga Anfield Road është kualifikuar në fazën e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve, nga pozita e parë në grup, pas fitores së thellë ndaj moskovitëve.

Liverpool ka shënuar fitore të thellë me rezultat 6:0, në ndeshjen e xhiros së fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Tregolëshi i Philippe Coutinho, dygolëshi i Sadio Mane dhe goli i Roberto Firmino lanë pa zgjidhje skuadrën nga kryeqyteti rus.

SHPËRNDAJE