Liverpooli e Man City i ndajnë pikët

Ndeshja e zhvilluar sot në kuadër të javës së tetë të Premierligës mes Liverpooli dhe Manchester Cityt ka barazuar pa gola.

Tani pas tetë javësh Chelsea, Liverpooli dhe Manchester City i kanë nga 20 pikë secila, që e ndajnë vendin e parë.

Skuadra e Guardiolas e kishte mundësinë e artë për ta fituar këtë ndeshje, mirëpo Riyad Mahrezi e humbi penalltinë në momentet e fundit të ndeshjes.

Ndërsa Xherdani Shaqiri nuk u fut fare në ndeshje.

Ndeshja ishte e barabartë nga të dyja skuadrat, posedimi i topi ishte 49 % për Liverpoolin dhe 51 % për Cityn.

Manchester City në ndeshjen e ardhshme luan në shtëpi kundër Burnley, ndërsa Liverpooli i shkon Huddersfieldit. /Express/

SHPËRNDAJE