Liverpooli s’ndalet, talenti Rhian Brewster shënon dy gola të shpejtë

Liverpooli është duke e mposhtur 3-0 skuadrën e Tranmere Rovers.

Pas Nathaniel Clyne, edhe Rhian Brewster ka shënuar në miqësoren e parë të “Redsave” para startit të sezonit 2019/20, raporton Gazeta Express.

Sulmuesi 19-vjeçar shënoi dy herë brenda pak minutave, në fitoren që Liverpooli është duke e marrë me rezultat 3-0.

Ai fillimisht shënoi për 2-0 në minutën e 38’, kurse për 3-0 realizoi në fund të pjesës së parë, për ta dërguar Liverpoolin në pushim me epërsinë e tre golave.

SHPËRNDAJE