Lojtari i Kosovës befason të gjithë, lexon libër për UÇK-në teksa udhëton për Çeki

Lojtarët e Kombëtares së Kosovës kanë mbërritur në shtetin çek, ku do të përballen me përfaqësuesen e këtij shteti.


E gjatë rrugës, një prej lojtarëve befasoi të gjithë duke publikuar foto nga aeroplani ku shihet teksa lexon një vepër për UÇK-në.

Ka qenë Mërgim Vojvoda, mbrojtësi i krahut, që ka publikuar një foto të tillë ku shihet vepra dhe një pjesë e aeropolanit.

Sidoqoftë, duhet theksuar se Vojvoda vjen nga qyteti i Skënderajt, ku ka qenë shtabi kryesor i UÇK-së.

SHPËRNDAJE