Lorik Cana për herë të parë publikon fotografi me vajzën në krah, Enkeleidën

Ka vetëm dy javë që Lorik Cana dhe bashkëshortja e tij Monika janë bërë prindër për herë të dytë.

Monika solli në jetë vajzën të cilën çifti e pagëzuan me emrin Enkeleida.

Tashmë që janë bërë dy javë, Lorik Cana ka publikuar fotografinë e parë me vajzën e tij.

“ENKELEIDA sot mbush 2 javë dhe vendosëm ta prezentojmë”, ka shkruar Cana.

Çifti gjithashtu janë prindër edhe të një djali të quajtur Boiken.

SHPËRNDAJE