Luana Vjollca i zbulon “të gjitha”, surpriza e madhe që ka për fansat (FOTO)

Një muaj më parë, Luana Vjollca dhe Jay Santos paralajmëruan se do të sjellin një projekt së bashku. Ka qenë vetë këngëtari nga Kolumbia ai që e ftoi yllin e ekranit shqiptar të bashkëpunonte me të për këngën latine, e cila do përmbajë edhe strofa në gjuhën shqipe.

Që pasi u bë publik lajmi për projektin e artistëve, fansat e Luana Vjollcës kanë pritur me padurim klipin e ri.

Dje, bukuroshja bjonde ka zbuluar përmes një postimi në Instagram titullin e këngës dhe datën e publikimit. “Locos” është titulli i këngës së re, videoklipi i të cilës pritet të dalë të premten, më 14 gusht.

“Kush është gati? Ruajeni datën!” shkruan në rrjetin social Luana. Kujtojmë se ky nuk është bashkëpunimi i parë muzikor ndërkombëtar për Luana Vjollcën, pasi një vit më parë ajo realizoi këngën me klip “Yalla Habibi” me australianin Faydee.

SHPËRNDAJE