Luana Vjollca publikon foto nga prapaskenat e xhirimeve me Faydee

Këngëtarja Luana Vjollca ka publikuar një imazh nga prapaskenat e bashkëpunimit me Faydee, shkruan Indeksonline.

Ajo ka postuar një foto në rrjetin social Instagram e cila është shfaqur provokuese duke i vënë në pah të pasmet e saj.

Dyshja nuk kanë treguar se kur do ta lansojnë projektin e ri por sipas një videoje të publikuar nga Luana Vjollca, shumë shpejt do të mund ta dëgjojmë në kanalin zyrtar YouTube.

Ndryshe, ky do të jetë bashkëpunimi i parë i këngëtares me një artist me famë ndërkombetare.

Projekti i fundit nga Luana është në bashkëpunim me TNT, Moj biondine me sy të zi. /Indeksonline

SHPËRNDAJE