Lul Raka komenton veprimet e Kadri Veselit në Zveçan e Ferizaj

Kadri Veseli, kryetar i PDK-së, partisë më të madhe opozitare në Kosovë, është bërë temë e mediave këtë të hënë.

Kjo jo për ndonjë veprim apo vendim politik.

Veseli ani se bën thirrje për respektim të këshillave të mjekëve e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës për parandalimin e koronavirusit, këto si duket nuk i respekton edhe vet.

Gjersa ishte këtë të hënë në disa fshatra të Zveçanit për vizitë, Veseli u pa që ua jepte dorën qytetarëve, e nuk kishte as dorëza e as maskë, veprim ky shumë i rrezikshëm për përhapjen e koronavirusit.

E këtë të martë sa ishte në Ferizaj, përsëri nuk ksihte maskë dhe nuk respektoi distancën sociale.

 

Gazeta inFokus, për këtë punë ka folur me mikrobiologun Lul Raka, të cilin e ka pyetur se sa janë të rrezikshme këto veprime që bëhen nga një politikan, i cili ka edhe mijëra votues që i shkojnë mbrapa.

Raka ka thënë që këto veprime do duhej të i respektonin të gjithë qytetarët për të mirë të tyre e popullit, e këtu nuk duhet të bëjnë dallime asnjë shtresë e shoqërisë.

“Ska çka ska përgjegje, ato këshilla për krejt qytetarët e Kosovës, na policë nuk mundemi me u bë, ne kallxojmë çka duhet me bo”, ka thwnw shkurt Raka.

SHPËRNDAJE