Lumezi bëhet kryetar i Komisionit për Provimin e Jurisprudencës, Hasani e kishte akuzuar për falsifikim

Me propozim të Ministrisë së Drejtësisë, Qeveria sot ka miratuar vendimin për propozim e anëtarëve të Komisionit për dhënien e provimit të jurisprudencës.

Aleksandër Lumezi është caktuar kryetar i këtij komisioni ndërsa, zëvendës i tij do të jetë Besim Kelmendit.

Anëtarë të Komisionit janë:

Aleksandër Lumezi – kryetar i komisionit, pyetës në lëndën E drejta penale, zëvendës Besim Kelmendi;

Prof.dr. Haxhi Gashi – anëtar, pyetës në lëndën E drejta civile, zëvendës Albert Zogaj;

Nebojsha Boriqiq – anëtarë, pyetës në lëndën E drejta tregtare, zëvendës Çerkin Berisha;

Prof.dr. Kadri Kryeziu – anëtar, pyetës në lëndën E drejta kushtetuese, organizimi i sistemit gjyqësorë të Kosovës, bazat e sistemit të Bashkimit Evropian dhe të drejtat e njeriut, zëvendës Ivan Çukalloviq;

Enver Peci – anëtarë, pyetës në lëndën E drejta e punës dhe E drejta Administrative, zëvendës Emine Kaqiku.

Propozimi do të procedohet për shqyrtim dhe miratim nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Ndërkohë që ditë më parë ish-rektori i UP-së dhe ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës , Enver Hasani, i cili ishte dënuar me një vit burgim për shkak të falsifikimit të dokumenteve e kishte akuzuar kryeprokurorin Lumezin se ka falsifikuar provimin e jurisprudencës.

Hasani kishte dërguar një dokument për medie në të cilin thotë se ka dëshmi që kryeprokurori i shtetit Lumezi ka falsifikuar provimin e jurisprudencës, i cili provim i mundëson një juristi të ushtrojë profesionin e avokatit, gjygjtarit dhe prokurorit.

Ai tash e një kohë e kishte bërë një hulumtim vetanak të cilin ju ka dërguar edhe shteteve të Kuintit , përfaqësueseve të institucioneve partnere të Kosovës :BE, KE dhe OSBE.

SHPËRNDAJE