Lushaku: Zgjedhjet mirë të organizuara tregojnë maturi qytetare dhe politike

Profesoresha Jehona Lushaku ka thënë se zgjedhjet e organizuara këtë vit kanë qenë të nivelit të lartë, duke theksuar se me këtë tregohet pjekuri e sistemit demokratik në vend.

Ajo në Analizën e Balotazhit në Klan Kosova ka deklaruar se në këtë mund të ketë ndikuar edhe sensibilizimi më i madh i qytetarëve lidhur me procesin zgjedhor në përgjithësi.

“Kosova përgjithësisht ka organizuar zgjedhje demokratike, me probleme të vogla ndonjëherë, por gjithmonë të vlerësuara. Zgjedhjet e fundit për shembull janë goxha mirë të organizuara”.

“Kjo dëshmon për maturi qytetare, por edhe të atyre politike. Në përgjithësi, rrjetet sociale dhe mediat kanë edukuar, përcjellë mesazhe tek qytetarët, për t’i njoftuar për mënyrën e zgjedhjes”.

SHPËRNDAJE