Lutfi Haziri ‘e vërteton’ se Vjosa Osmani nuk vendos vet

Ndonëse kandidatja për kryeministre nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Vjosa Osmani, në Gjilan u zotua se do të punojë për t’i mbështetur gratë, nënkryetari i partisë së saj, Lutfi Haziri që njëherëshit është edhe kryetar i Komunës së Gjilanit, para të pranishmëve, Osmanit ia kontestoi këtë zotim, shkruan Gazeta Insajderi.

Tha se Osmani është një zonjë që nuk vendos vet.

“LDK-ja ka nxjerr një zonjë për kandidate, ajo zonjë nuk vendos vet”, ka thënë Haziri në tubimin e djeshëm në qytetin e Gjilanit.

Kjo deklaratë e Hazirit si duket, Osmanit nuk i ka rënë në vesh. Ajo vazhdoi fjalimin e saj duke thënë se do ta transformojë mënyrën e trajtimit të grave dhe vajzave.

“Dua të transformojë mënyrën sesi trajtohen, vajzat, si trajtohen gratë, si trajtohen nanat, jo vetëm në rrethin e tyre por edhe në ekonomi”, kishte thënë Osmani, shkruan Insajderi.

Vjosa Osmani me të shpallur kandidaturën e saj për kryeministre nga i pari i LDK-së, Isa Mustafa, ka marr një numër të madh kritikash duke e cilësuar si kukull të Isa Mustafës.

Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Daut Haradinaj, ka komentuar nominimet e partive poltike për postin e kryeministrit.

I pyetur se kush do të jetë kryeministër i ardhshëm i vendit në konkurrencën Vjosa Osmani apo Ramush Haradinaj, ai, kandidaten e LDK-së, Vjosa Osmanin e ka quajtur marionetë, që sipas tij nuk mund ta luftojë Serbinë.

“Mendoj se marionetat nuk mundë ta ndalin sulmin e Serbisë mbi Kosovën. Heqja e taksës,me automatizem është hapje e temës së copëtimit të Kosovës. Me gjithë respektin që kam për Vjosen, duhet një njeri i fortë, që mundet ta ndaloi agresionin serb kundër Kosovës.”- thotë Haradinaj në një intervistë për Njeshi.

Sipas Haradinajt, fitues i zgjedhjeve do të jetë koalicioni AAK-PSD për çfarë thotë se këtij koalicioni do ti bashkohen edhe prurje të reja të cilat do ta forcojnë fitoren e 6 tetorit.

“Ne edhe sot pa partnerët e koalicionit jemi afër të parit, ndërsa me PSD-në jemi plus 3 deputet. Presim edhe ardhje të reja serioza, që do ta rrisin diferencën. Nuk ka rrugë tjetër pos fitores. Strukturat tona janë vizituar dhe janë në vlugun e punës. Aleanca si çdo herë udhëton nga baza, respekton bazën dhe është e kujdesshme ndaj njeriut, si vlerë”, kishte thënë Haradinaj. 

SHPËRNDAJE