Lutfi Haziri: Taksa mori dy qeveri e dy kryeministra, duhet plotësuar kërkesat e SHBA’së

Taksa 100% e vendosur në nëntor të 2018 ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnje-Herecegovinës ka bërë që deri tani dy Qeveri të rrëzohen, ajo e Ramush Haradinajt dhe tani kjo e Albin Kurtit.

Kërkesa e pastër dhe shumë e qartë nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ta hequr taksën 100%, po i kushton shumë Kosovës, sidomos qytetarëve të saj.

Edhe nënkryetari i LDK’së Lutfi Haziri, po thotë se mos heqja e taksës edhe nga ana e Qeverisë Kurti bëri që ajo të rrëzohet nga deputetët e Kuvendit të Kosovës me 28 vota, mocion ky i përgatitur nga LDK’ja, partnere e koalicionit.

Ai tha se LDK’ja nuk do ta lejon që Kosova të vjen në një pozitë si ajo që ka qenë nga Qeveria Kurti, duke lënë të nënkuptohet se do ta heqin.

“Ne nuk do të lejojmë një pozitë si e mbrëmshmja, të jemi në një udhëkryq. Zotëri Kurti komentoj edhe rolin e zotëri Grenell në prishjen e qeverisë. Ajo që mund të them është se tarifa i mori dy kryeministra, dy qeveri”, tha Haziri.

Haziri ka folur edhe për mundësitë që tani vihen në pyetje kur Qeveria është në detyrë. Ai ka porositur për unitet sado që kjo mund të duket tani e pashpresë.

SHPËRNDAJE