‘Ma shkarko një espresso’

Milaim Zeka, ishte i ftuari i radhës në emisionin NGR që transmetohet në Radio Televizioni Dukagjini.

Si pothujse në çdo shfaqje të tij publike nuk shpëton pa lëshuar ndonjë batutë.

Edhe kësaj radhe, Zeka bëri këtë gjë. Pasi që hyri në studio, foli për kryeministrin e vendit Albin Kurti. ‘A e dini se si po iu kërkon kafe Albin Kurti kameriarave’? pyeti Zeka. Moderatorët u përgjigjën me atë se nuk e din, Milaim Zeka u tha;  ‘Ma shkarko një esspreso’. Ish deputeti e kishte fjalën për shkarkimet që qeveria e re po i bën karrshi bordeve.

Edhe pse kjo çështje shumë e rendësishme por gazetari, Milaim Zeka arrin të kthejë në humor çdo lloj situate.

SHPËRNDAJE