“Mallkimi i koalicioneve”, historia e “luftës” për karrige

Askush nuk e kishte imagjinuar se dy rivalët e përbetuar do të qeverisnin së bashku. Por, Ish-Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova e Hashim Thaçi, me të përfunduar lufta në Kosovë u bashkuan për ta udhëhequr vendin së bashku.

Që kur janë organizuar zgjedhje të lira në Kosovë, asnjë parti politike nuk ka arritur ta formojë e vetme Qeverinë e as ta përfundoi mandatin e plotë qeverisës.

As Ibrahim Rugova sa ishte gjallë e as Hashim Thaçi kur ishte në krye të Partisë Demokratike të Kosovës nuk fituan shumicën e vendeve në Kuvendin e Kosovës për të qeverisur të vetëm vendin.

Të gjithëve, iu deshën partner politik.

Madje edhe kompromise nga më të pa natyrshmet.

Ligji parasheh që kryeministri të zgjidhet nga 51% e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, apo 61 sosh nga 120 deputetë sa janë gjithsejtë.

Për këtë, nga viti 2001, në zgjedhjet e të cilit vit, bindshëm e para doli LDK e Ibrahim Rugovës, u desh të formohen koalicion mes partive politike për ta formuar një qeveri të qëndrueshme, shkruan gazeta inFokus.

Ibrahim Rugova, vazhdoi të bartë postin e Presidentit, derisa pas shumë përpjekjeve, kandidat konsesual për shef Qeverie u zgjodh Bajram Rexhepi.

Jeta e shkurtër e koalicioneve

Zgjedhjet e dyta pas çlirimit të Kosovës u mbajtën në vitin 2004.

Përsëri, Ibrahim Rugova me LDK-në dolën parti e parë.

Edhe kësaj radhe, posti i kryeministrit u dorëzua tek një partner tjetër politik, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Tash shef u bë Ramush Haradinaj, i cili qeverisi vetëm 100 ditë, kur edhe dha dorëheqje pasi u ftua si i akuzuar për krime lufte në Tribunalin e Hagës, shkruan gazeta inFokus.

Pavarësisht kësaj, LDK – AAK, vazhduan qeverisjen deri në vitin 2007.

Tashmë në garë përsëri ishte LDK, por pa kryetarin e saj të deriatëhershëm, Ibrahim Rugova, i cili ndërroi jetë një vit para këtyre zgjedhjeve, shkruan gazeta inFokus.

Madje, LDK edhe ishte ndarë, në Kuvendin Zgjedhor të Partisë, pas një përplasje në mes të grupit të Fatmir Sejdiut e Nexhat Dacit.

Tani, vendin e LDK-së si parti e parë e mori Partia Demokratike e Kosovës, në krye me Hashim Thaçin.

Por, pavarësisht kësaj, edhe në këtë situatë, partia e parë u detyrua të bashkëpunoi me parti tjetër për të krijuar qeverinë.

Kështu në ekzekutiv prapë hyri LDK, veçse jo si lidere.

Kjo marrëveshje mes LDK-së e PDK-së zgjati për tri vite, ku në vitin 2010 Gjykata Kushtetuese konstatoi se Fatmir Sejdiu, si President i Kosovës e kryetar i LDK-së, kishte shkelur kushtetutën.

Atij, nuk i lejohej të mbante dy pozita, shkruan gazeta inFokus.

Kësisoj, në këtë vit, u desh përsëri të shkohej në zgjedhje, e edhe njëherë të mos përfundohej mandati i qeverisë prej 4 vitesh.

Për herë të dytë, parti e parë doli PDK me Hashim Thaçin, e që ky gjithashtu për të dytën herë u bë kryeministër.

Por, për këtë iu desh ndihma e tani partisë së re, Aleanca Kosova e Re e Behgjet Pacollit.

Përsëri, mallkimi i koalicioneve i zuri pa e përfunduar mandatin, e vendi shkoj prapë në zgjedhje.

Kjo, pas mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë “Thaçi 2”.

Por, si duket deputetët e atëhershëm nuk i besuan, por qytetarët po.

Edhe në vitin 2014, PDK doli e para, shkruan gazeta inFokus.

Megjithatë, tani situata u bllokua, pasi partitë që nuk i fituan zgjedhjet, krijuan një bllok kundër-PDK.

Kjo zgjati për plot 6 muaj e vendi mbeti pa qeveri funksionale.

Megjithatë, pas krejt kësaj kohe tentimi për të mos lënë PDK-në në pushtet, u arrit një koalicion mes partive që deri në këtë kohë qeverisën më së shumti bashkë, PDK e LDK.

Tani Hashim Thaçi, u largua nga partia për të marrë një post krejt tjetër për dallim të atyre që i kishte deri më tash. Të bëhej President i Kosovës.

E shef Qeverie tanimë u bë Isa Mustafa, i cili u largua nga blloku i krijuar anti-PDK, shkruan gazeta inFokus.

Sikur në të gjitha këto raste, koalicionet nuk po dalin të jenë jo afatgjata po as që e arrijnë mandatin 4-vjeçar.

Në vitin 2017 u ngrit një mocion tjetër mosbesimi nga opozita e qeveria ra, për të shkuar vendi prapë në zgjedhje.

Tani u krijua një koalicion i madh, por jo pas zgjedhjeve.

Në minutat e fundit, në KQZ u dorëzua lista e një koalicioni të ri, PDK-AAK-NISMA, që u quajt edhe koalicioni i “krahut të luftës”.

Por, as ky krah ani se i fitoj zgjedhjet, nuk ishte aq i fortë sa të mposhtë mallkimin e koalicioneve, shkruan gazeta inFokus.

Më 19 korrik të vitit 2019, Ramush Haradinaj japi dorëheqje për arsye t ngjashme sikur në vitin 2004.

Ai u thirr për t’u intervistuar në Hagë për Krime Lufte, e kësaj radhe nga Gjykata Speciale, shkruan gazeta inFokus.

Kosova përsëri shkon në zgjedhje.

A do të përsëritet historia?

Për dallim nga herët tjera, të gjitha partitë e mëdha, hyn me forca të veta për të marrë votën e popullit.

Por, para kësaj pati shumë tentime për një koalicion të ri, tani në mes të Vetëvendosjes e LDK-së, i cili dështoj pasi mos-marrëveshjeve për kandidatin për Kryeministër.

Tani ndodhi edhe diçka që nuk kishte ndodhur më parë, një parti vendosi kandidat për shef qeverie një grua.

Ajo ishte Vjosa Osmani e cila mori besimin për kandidim nga LDK.

Zgjedhjet përfunduan e fituese doli Vetëvendosje e Albin Kurtit, derisa Vjosa Osmani me LDK-në dolën të dytët, shkruan gazeta inFokus.

Por, as kësaj here, asnjëra parti nuk e ka fuqinë e duhur për të bërë vet Qeverinë.

Andaj, këto dy parti, LDK e VV, rifilluan takimet për të bërë një marrëveshje për koalicion qeverisës.

Madje, në deklaratat e zyrtarëve të të dy partive, thuhet që ky do të jetë koalicion i shpresës.

Bile, sipas tyre, për dallim nga koalicionet tjera, këta jo vetëm që do ta qojnë mandatin deri në fund, por do të fitojnë edhe një mandat tjetër.

Mirëpo, si duket, kjo mund të mbetet vetëm në deklarata.

Kjo, pasi tani problematikë për të vënë firmën në marrëveshjen e koalicionit, po del posti që e mban Hashim Thaçi.

LDK thonë që ky post do të duhet të iu takoj atyre, ndërsa Vetëvendosje thonë që nuk do të duhet të bisedohej tash për postin e shefit të shtetit.

SHPËRNDAJE