Man City përmbys gjithçka, 45 minuta larg titullit

Manchester City ka përmbysur rezultatin ndaj Brighton dhe po fiton 2-1.

Të parët në epërsi kaluan vendasit, duke shokuar Cityn në minutën e 27’. Murray shënoi për 1-0, raporton Gazeta Express.

Por, City reagoi menjëherë dhe shënoi dy gola të shpejtë për të përmbysur gjithçka.

Fillimisht e barazoi rezultatin në 1-1 në minutën e 28’ sulmuesi, Sergio Aguero.

Kurse për 2-1 shënoi Aymeric Laporte, në minutën e 38’.

Kjo fitore e shpall Cityn edhe matematikisht kampion të Premierligës për sezonin 2018/19 dhe do të mundohen të ruajnë këtë rezultat deri në vërshëllimën e fundit të gjyqtarit. /Gazeta Express/

SHPËRNDAJE