Martohet reperi i njohur shqiptar, dalin pamjet nga dasma

Reperi S4MM tenton që çdo herë jetën private ta mbajë larg vëmendjes së mediave.

Vitin e kaluar, ai dhe Filis kurorëzuan dashurinë me fejesë, teksa gjithë ceremoninë e kishin mbajtur larg syrit të publikut.

Por, tashmë çifti janë martuar dhe kjo gjë u bë e ditur përmes një postimi në një faqe në Instagram, ku shfaqet video nga dasma e tyre.

S4MM dhe Filis shihen të kapur dorë për dore, ndërsa mysafirët po hedhnin petale trëndafilash në drejtim të tyre.

SHPËRNDAJE