Masat e reja kundër koronavirusit përfshijnë këto komuna

Rritja rapide e rasteve të reja të infektimit me koronavirus ka vazhduar edhe ditëve të fundit, shkruan Veriu.Info

Kjo rritje e rasteve të reja ka rezultuar edhe me rritjen e numrit të vdekjeve si pasojë e virusit korona. Vetëm mbrëmë gjatW natës kanë vdekur 4 persona duke ngritur numrin e të vdekurve në mbi 70.

Kjo ka bërë që Qeveria të reagojë me kthimin e disa masave restriktive. Kryeministri Avdullah Hoti lajmëroi se disa komuna të Kosovës do të përfshihen nga këto masa.

“Në qytetet ku ka numër te madh do të kufizohet plotësisht lëvizja. Nga Sonte në Prishtinë, Prizren, Ferizaj, Vushtrri. Do te kufizojmë plotësisht lëvizjen nga ora 21 deri në orën 5 në mëngjes. Do të përcjellim pastaj lëvizjet e numrave me infektime”, ka thënë Hoti. /Veriu.Info

  • ETIKETIMET
  • 2
SHPËRNDAJE