Masazh për t`u rigjallëruar? Po, patjeter!

Për të riforcuar veten tuaj nuk do të thotë vetëm të bëni rezolutë që i përshtatet gjërave që kemi bërë deri tani. Mund të provoni masazh që ringjall dhe pastron organizmin tuaj, gazetarja jonë e provoi një gjë të tillë dhe ja çfarë ka për të thënë.

Mund të jetë vetëm mesi i vitit, mirëpo orari i ngarkuar i punës, puna e gjatë dhe gjumi i shkurtër më bëjnë të ndjehem e bllokuar. Ndjehesha e ngadaltë, e lodhur dhe disi jashtë loje, pavarsisht stërvitjeve të rregullta dhe ushqimit të mirë, ende kisha nevojë për një ndihmesë të më kthejë prapa tek vetja ime e freskët. Kur dëgjova se të paturit një trajtim masazhi mund të jetë shtytja e duhur, nuk prita të më thonin dy herë.

Kur ecni në banjë, ju vjen një ndjenjë e mënjëhershme e qetësisë dhe menjëherë ndjeheni më e relaksuar. Dekori është elegant dhe ndjenja e qetësisë vazhdon përderisa futem në dhomën e trajtimit. Terapistja ime është mikëpritëse dhe më shpjegon mundësitë e masazhimit, mundësinë e përzgjedhjes së vajrave sipas cilësisë së tyre unike që mund të ofrojë : detoksifikim, ripërtrirje, lehtësim, dhe riparim. Unë shkova për opsionin e riparimit por madhështia e këtyre trajtimeve është mundësia të zgjidhni se çfarë dëshironi të arrini me masazh.

Terapistja më dha dy shishe me aroma të ndryshme që të kuptojë se cila i i pëlqen trupit tim. Ajo që zgjodha doli të ishte Portokall i ëmbël, Balzam Rozë dhe Livando ndja të cilave nuk kisha ankesa sepse mbanin erë hyjnore. Masazhi mund të përshtatet të përqëndrohet në fushat problematike ose thjeshtë në pjesën e sipërme të trupit apo vetëm në kokë.

Trajtimi filloi me shtrirje me fytyrën poshtë në tryezën e masazhit, me disa frymëmarrje të thella nga një tas me ujë të nxehtë me disa pika nga vajërat që përzgjodha, gjë që ishte edhe gjallëruese për shqisat e mia edhe relaksuese. Pjesa e epërme e trupit tim ishte e masazhuar e para, derisa punohej në nujet e mëdha të shpatullave të tensionuara. Vaji i përzgjedhur absorbohej lehtë nga lëkura ime përderisa masazhoheshin këmbët dhe gishtat e këmbëve.

Koha ime përfundoi ndërsa unë pushoja që të kthehesha në ndjenjat e mia, pasiqë ndjeja një relaksim të tërësishëm. Tani ndjehesha e pushuar dhe përplot me energji, e buzëqeshur dhe përplot hare. Mëngjesin e ardhshëm brofa nga krevati dhe isha e gatshme për ditën që vie përpara edhepse nga natyra nuk jam person i hershëm. Një bonus i mirë, lëkura ime ndjehej shkëlqyeshëm butë dhe e shtrënguar. Kombinimi i masazhit me mundësit tjera që i ofron spa banjo, nga dhomat saunë dhe me avull deri tek pishinat me hidroterapi, vaskë e ngrohtë mbi çati dhe dhoamt e relaksimit, nga koha që ika ishe me të vërtetë e mallëngjyer që nuk i provova të gjitha./femra.net/

SHPËRNDAJE