Mashtruan qytetarët për viza gjermane, e pësojnë keq tre persona

Policia ka arrestuar tre persona të cilët dyshohen se ju kanë premtuar qytetarëve pulsim në Gjermani, kryesisht në fushën e ndërtimtarisë.

Në këmbim të kryerjes së këtyre shërbimeve qytetarët duhet të paguanin shumë të parave të faza të ndryshme, shkruan Insajderi.

Aksioni i koduar “Vizat” është realizuar sot nga Policia e Kosovës.

“Personat e dyshuar të arrestuar janë: I.B. viti i lindjes 1983, Sh. B. viti i lindjes 1952, E. P. viti i lindjes 1996. Në lidhje me rastin janë sekuestruar para në vlerë prej 700 (shtatëqind) euro si dhe 3 (tre) telefona mobil, të cilët do të shërbejnë si prova materiale përgjatë procedurave”.

Ndrërsa me urdhër të prokurorit, personat e dyshuar të arrestuar janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

SHPËRNDAJE