‘Maskat’ futen në Kuvend, reagon Kadri Veseli (Video)

Muzikantët e Filarmonisë së Kosovës kanë perferomuar në Kuvendin e Kosovës, me maska në fytyrë.

Kryeparlamentari, Kadri Veseli ka komentuar këtë veprim të Filharominsë.

“Është e vërtetë që shpesh në Kuvend kemi pasur performansa nga subjektet politike. Por, një e veçantë ndodhi sot në sallën e seancave. Artisti Sislej Xhafa solli një atmosferë të jashtëzakonshme me veprën e tij. Kuvendi, para së gjithash, është i të gjithë qytetarëve. Edhe i artistëve”, ka shkruar ai.

Ndryshe,përveç artdashësve, kanë marrë pjesë edhe ambasadori amerikan Greg Delawie, ambasadori i Gjermanisë dhe disa të tjerë.

SHPËRNDAJE