Matoshi: Kjo është lutja e kryeministrit Haradinaj për SHBA-të

Zëdhënës i Qeverisë, Halil Matoshi përmes një postimi në Facebook gjatë një konference që u mbajt sot mes Kryeministrit Haradinaj dhe Kongresmenit Amerikan, Eliot Engel ka thënë se Kosova i takon Familjes evropiane, raporton Gazeta Blic.Kryeministri Haradinaj me fuqinë morale dhe patriotike bazuar në faktet historike të lirisë dhe shtet ndërtimit kërkon dhe lutet që ShBA të jetë e përfshirë në dialogun me Serbinë, krahas BE-se, ka shkruar Matoshi.“Kosova duhet ta realizoje te drejten per ushtrine e vet kombetare!”, ka thënë ai.

Postimi i plotë i Matoshit:Republika e Kosoves i takon FAMILJES EUROPIANE sepse asht ne shtepine e saj, ne Europe dhe ne te drejten e saj…
Kosova asht e perkushtueme ne rrugen integruese per ne BE, mirepo shteti kosovar ka nevoje jetike per levizje drejt NATO-s si ombrelle e sigurise se kesaj shtepie dhe te vlerave te perbashketa europiane.
Kosova duhet ta realizoje te drejten per ushtrine e vet kombetare!
Kosova ne rrugen e lirise nuk ishte e vetme, ajo pati perkrah Ameriken dhe kombin e fuqishem por te drejte amerikan.

Prandej Kosova ka te drejte ta kultivoje miqesine e perjetshme me SHBA-ne – si aleate strategjike – sepse Kosova asht proamerikane dhe ne kete drite, kryeministri Haradinaj me fuqine morale dhe patriotike bazue ne faktet historike te lirise dhe shtetndertimit kerkon dhe lutet qe ShBA te jete e perfshime ne dialogun me Serbine, krahas BE-se.
Vetem atehere munemi me pase uzdaje ne ‘Happy end”.
Miku i madh dhe unik i Kosoves Eliot Engel asht me ne!
Thanks USA!

SHPËRNDAJE