Mbajti fjalim disaminutësh, por Thaçi nuk e përmend UÇK-në asnjëherë në ditën e çlirimit

Dje në sheshin Skenderbeu në Prishtinë në një ceremoni madhështore është shënuar 20 vjetori i çlirimit të Kosovës, shkruan gazeta online veriu.info.

Në këtë ceremoni kanë qenë të pranishëm personalitete të shumta botërore të prira nga ish presidenti amerikan Bill Clinton dhe ish sekretarja Albright.

Përveç Clinton dhe Albright fjalë rasti mbajtën edhe tre liderët insititucionalë të Kosovës, presidenti Thaçi, kryeparlamentari Veseli dhe kryeministri Haradinaj.

Presidenti Thaçi në një fjalim shumë të gjatë gjeti vend të flas për shumë tema, shpesh edhe të parëndësishme, por nuk e gjeti asnjë sekondë të përmend luftën e lavdishme të UÇK-së dhe sakrificën e madhe të kësaj ushtrie për lirinë e Kosovës.
Siç duket Thaçi edhe njëherë në prani të liderëve botërorë nuk ka guximin ta përmend të kaluarën e tij si pjesë e UÇK-së, duke dashur të tingëlloj si njeri paqësor.

Jo të pakta janë rastet kur Thaçi gjithë retorikën e tij e ka rreth UÇK-së dhe luftës së popullit duke e kapitalizuar për poentim politik atëherë kur i duhet.

Por në rastet kur nuk i duhet lavdia e UÇK-së, presidenti nuk merr mundin as ta përmend në një ceremoni kaq madhështore në shënim të 20 vjetorit të çlirimit./veriu.info/

SHPËRNDAJE