Mbappe pret një udhëtim të vështirë në Beograd

Ylli i Paris Saint-Germainit Kylian Mbappe pret një udhëtim të komplikuar në Beograd ndaj Crvena Zvezdës.

PSG shënoi fitore të rëndësishme 2-1 mbrëmë ndaj Liverpoolit në kuadër të Ligës së Kampionëve, transmeton Gazeta Express.

“Në grup askush nuk fitoi atje në Beograd kështu që do të jetë e komplikuar”, ka thënë Mbappe.

“Ne duhet të luajmë me intensitet dhe dëshirë atje. Do të ishte një katastrofë e vërtetë nëse nuk kualifikohemi pas asaj ndeshjes si mbrëmë ndaj Liverpoolit”.

Në Grupin C Napoli është në vendin e parë me 9 pikë, pastaj në të dytin PSG-ja me 8 pikë, kurse Liverpooli ka 6 pikë në vendin e tretë dhe në të fundit Crvena Zvezda me 4 pikë. /Gazeta Express/