Mbaruan pushimet romantike për Ritën dhe të dashurin, çka po bën ajo tani |FOTO

Muaji maj dhe fillimi i muajit qershor kanë qenë shumë të ngarkuar me koncerte për Rita Orën.

Këngëtarja pothuajse çdo ditë ka qenë e angazhuar me koncerte për turneun e saj “Girls’’.

Pas koncertit madhështor që mbajti në Tiranë dhe pas tij edhe performancës në Verona të Italisë, ajo kishte vendosur të pushojë në plazh bashkë me të dashurin e saj, Andrew Watt.

Imazhe të çiftit kanë qarkulluar në rrjete sociale, në të cilat shihet Andrew teksa nuk i ndahet në asnjë çast, Ritës.

Pas përfundimit të pushimit, këngëtarja i është rikthyer menjëherë punës, ajo ka mbajtur prova në stadiumin “Wembley”, ku edhe do të performojë të shtunën.

SHPËRNDAJE