Mbesa e Hashim Thaçit tregon se a do të bëhet deputete

Kandidatja për deputete nga radhët e PDK’së dhe mbesa e Presidentit, Evgjeni Thaçi, ka mohuar disa raportime se ajo nuk ka fituar mjaftueshëm vot për t’u zgjedhur deputete e Kuvendit të Kosovës.

Përmes një shkrimi në rrjetin social, ajo thotë se këto shkrime janë të pavërteta, dhe se sipas informacioneve të saj, ajo ka më shumë vota se sa disa të tjerë që po shpallen fitues.

Postimi i plotë:

“Ka disa dite qe portale te ndryshme ne Kosove “shpallin deputete” dhe “dështojnë kandidatë” të partive të ndryshme. Pre e këtyre lajmeve të rrejshme #fakenews jam edhe unë

Duke qene se kam pritur rezultatet finale dhe zyrtare që do të publikohen së shpejti, e duke respektuar një proces ligjor, siç është numërimi i votave i cili akoma po vazhdon, unë nuk kam nxituar të shpallë vetën deputete të Kuvendit të Kosovës, edhe pse sipas të dhënave që posedoj, jam me e votuar se shumë të tjerë të cilët nga portalet portretizohen si fitues”, ka shkruar ajo.

SHPËRNDAJE