Mbesa e Sadam Husseinit: Do të shkruaj libër, do t’ia tregoj botës historinë e vërtetë të Irakut

Njerëzit kanë keqkuptime të mëdha, lidhur me atë se çka ka ndodhur në Irak, thotë mbesa e Sadam Husseinit, Hareer Hussein Kamel.

Ajo u ka thënë mediave ruse se do ta shkruajë një libër për familjen e saj.

“Kam vendosur të shkruaj libër për ta treguar të vërtetën. Historia e vendit timë është keqinterpretuar tejmase”, thotë Kamel, derisa vazhdon tutje duke thënë se ‘ndjen përgjegjësi që ta qartësojë portretizimin real të Irakut”, përcjell Periskopi.

“Kam vendosur ta tregoj storien e familjes time – të cilën njerëzit e kanë diskredituar”, thotë ajo.

Sadam Hussein ishte në pushtet për 25 vjet në Irak. Ai u ekzekutua nga forcat amerikane në vitin 2003./Periskopi/

SHPËRNDAJE