Mbi “Altruizmin” që po shuhet!

Shkruan: Labinot Smakaj

Duke marr shkas nga lajmet e fundit, kur një njeri alivanoset në rrugë dhe të tjeret nuk e ndihmojne, mu kujtua si padashje thënia së “Njeriu për Njeriun është Ujk”.

Por kam dëgjuar diku edhe një thënie tjeter: “Njeriu është njëri vetëm atëherë kur ndjen dhembjen e tjetrit sikur dhembjen e tij!”.

Siç duket thënia e parë po e dominon të dytën. Aq me shumë kjo dukuri po shtohet edhe tek shqiptarët, çka nuk kishte qenë kurrë në traditën tonë.

Siç duket kemi dalur nga shtrati i njërzores dhe shpirtrores, na ka kapluar egozimi, interesi e materializmi.

Uroj të kthehemi për se mbari, ndryshe po shëndrrohemi në bisha!!!.

Por, mbi të gjitha mos të harrojme se përveç anës morale, kemi edhe anën juridike, ku Kodi Penal i Kosovës e parasheh si vepër penale Mosdhënien e Ndihmës. (Shih Kodin Penal të Republikës se Kosovës nenin 191).

SHPËRNDAJE