Mblidhet Kryesia e Kuvendit, sonte pritet seanca për Gjykatën Speciale

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli pas votimit të buxhetit ka njoftuar se do të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit ku do të diskutohet kërkesa e 43 deputetëve për seanca të jashtëzakonshme sonte.

Veseli i ka ftuar shefat e Grupeve Parlamentare në mbledhje, e cila pritet të fillojë pas pak, ndërsa temë e diskutimit për seancë të jashtëzakonshme është shfuqizimin i Gjykatës Speciale, shkruan lajmi.net.

SHPËRNDAJE