Mbretëresha Elisabet pasardhëse e profetit Muhamed?

43 breza ndajnë një mbretëreshë nga Profeti Muhamed, të paktën sipas një studimi të publikuar në një gazetë marokene.

Sipas këtyre gjetjeve, Mbretëresha Elisabet e Mbretërisë së Bashkuar është pasardhëse e Profetit të Islamit

Pretendimet e para dolën që në vitin 1986 nga “Burke’s Peerage”, një autoritet britanik që studion “gjakun mbretëror”. (Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje ⤵).

Sipas këtyre pretendimeve, Mbretëresha Elisabet është pasaardhëse e një princeshe të quajtur Zaida, ose Isabelle në kohën kur Spanja ishte e pushtuar nga kalifati. Zaida thuhet se është arratisur nga Sevilja në shekullin e 11-të dhe është konvertuar në krishtere, duke marrë emrin Isabelle.

Ajo ishte gruaja e katërt e Mbretit Al-Mutamid ibn Abbad i Seviljes, me të cilin kishte një djalë, Sanchon. Njëra prej pasaardhëseve të Sanchos u martua me Kontin e Kembrixhit, në fund të shekullit të 11-të.

Vetë Zaida besohet se ka prejardhje nga Fatima, vajza e Muhamedit, por pretendime të tjera thonë se ajo është vajza e një kalifi, i afërt me familjen e profetit.

Nëpër rrjetet sociale ky lajm është pritur me reagime të shumta. Ka nga ata që e mirëpresin dhe thonë se kjo është një tjetër urë lidhëse mes dy feve, të tjerë ironizojnë duke deklaruar se kjo i jep të drejtë Mbretëreshës Elisabet që të kërkojë fronin në Arabinë Saudite.