Mbyllet pjesa e parë Manchester City – Watford, rezultat i çmendur

Ka përfunduar para pak çastesh pjesa e parë e duelit Manchester City – Watford.

Duel ky, ku deri më tani brenda fushës është parë vetëm një skuadër, ajo vendase.

Kampionët aktual anglezë shënuan pesë herë brenda 17-të minutave, madje me golashënues të ndryshëm.

Fillimisht David Silva shënoi në minutën e parë, para se Aguero të dyfishoi epërsinë gjashtë minuta më vonë.

Në minutën e 13-të Mahrez realizoi nga gjuajtja e lirë, kurse dy minuta më vonë Bernardo Silva shënoi për 4-0. Sikur nuk mjaftoi kjo, nuk kaluan as dy minuta dhe shënoi Otamendi. 5-0

Mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat në fraksionin e dytë, kurse ne do t’iu raportojmë në kohë reale për çdo ndryshim eventual.

SHPËRNDAJE