Mbytet një pushues nga Kosova në Durrës

Mesditën e sotme trupi i pajetë i një personi është gjetur në det nga Policia e Kufirit në plazhin e Durrësit.

Mësohet se viktima është gjetur i mbytur në largësi 1.5 milje nga stacioni i Hekurudhave.

Ai i përket një burri të moshës rreth 60 vjeç.

Dyshohet se i përket një pushuesi nga Kosova, ndërsa në trupin e të tij nuk ka mjet identifikimi.

Policia kufitare ka nxjerrë në breg kufomën dhe aktualisht po dërgohet në morg, ku do t’i nënshtrohet ekspertizës.

SHPËRNDAJE